Kur vendoset të KV Drita? Ilazi apo trajneri që futi frikë te ekipet tjera

Volejboll

Kur vendoset të KV Drita? Ilazi apo trajneri që futi frikë te ekipet tjera

Nga: Kemajl Goca Më: 24 gusht 2018 Në ora: 18:39
Lorik Ilazi

Trajneri Lorik Ilazi meriton komplimente sepse ka vite që ka ndërtuar një ekip siç është Drita e Gjilanit (femrat) dhe po dominon në volejbollin e Kosovë. Ilazi me punën e tij ka rritur një Dritë dhe e ka bërë shumë të frikshme për rivalet tjera. 

Cilat do të jenë synimet e kampiones? Siç merret vesh nga një burim brenda klubit, të hënën e ardhshme në një mbledhje do të vendosin për çdo gjë dhe do të bëhen të ditura edhe për opinionin sportiv.

Prandaj, Ilazi iu ka dëshmuar shumë ekipeve tjera se si punohet dhe si prodhohen lojtaret për të arritur në piedestalin më të lartë vendorë. Ilazi është prej trajnerëve që po fut te rivalët dhe falë punës së tij, në një ndeshje mbi 3.000 shikues ishin në palestër, duke mahnitur edhe Federatën e Volejbollit Evropian.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat