Shqipëria në garë për t’u kualifikuar në Europian

Volejboll

Shqipëria në garë për t’u kualifikuar në Europian

Më: 27 gusht 2018 Në ora: 19:15
Jani Melka

Kombëtarja e meshkujve në volejboll, me dy fitore dhe dy humbje, renditet në vendin e tretë në eliminatoret e Kampionatit Europian, në kuotën e 5 pikëve në Grupin D.  Kuqezinjtë e trajnerit Jani Melka kanë luajtur deri më tani 4 ndeshje, duke mundur Kroacinë e Austrinë në Tiranë, ndërkohë që kanë humbr jashtë fushe në Portugali dhe Kroaci. Dy sfidat e mbetura do të luhen në janar të 2019-ës, kohë e mjaftueshme për t’u përgatitur sa më mirë, me objektivin kualifikimin në fazën tjetër të Europianit.

I këtij mendimi është trajneri Melka, që mendon se ky objektiv është i arritshëm. “Ky është një grup i ekuilibruar dhe fakti që nuk ka asnjë ekip që i ka fituar të katërta ndeshjet e luajtura deri më tani trtegon se deri në sfidën e fundit gjithçka mund të ndodhë. Edhe ne shpresojmë dhe ndeshjet e luajtura deri më tani e konfirmojnë këtë fakt. Kemi një grup të ri djemsh, që po rriten nga ndeshja në ndeshje dhe sukseset e arritura në këtë edicion janë frut i punës së madhe që kemi bërë”, tha Jani Melka për “Telesport”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat