Prishtina vazhdon gjuetinë, merr edhe dy lojtarë cilësorë

Volejboll

Prishtina vazhdon gjuetinë, merr edhe dy lojtarë cilësorë

Nga: K. Goca Më: 29 gusht 2018 Në ora: 11:23
Dardan Bajraktari me Bahri Gjinovcin

Prishtina Volley nuk ndalet, vazhdon gjuetinë nëpër klube. Pas përforcimeve me Shkëlqim Ismailin dhe Armend Berishën nga Theranda, konfirmojnë edhe dy emra tjerë, si Dardan Bajraktari, i cili ka qenë në formë huazimi të klubit kryeqytetas por që e ka vazhduar kontratën edhe për një vit, nga KV Peja në KV Prishtina Volley. Bajraktari ka 22 vjet, luan në pozitën e qendrës dhe është reprezentues i kombëtares së Kosovës.

Image

Trajneri Xhavit Kajtazi me Adriatik Berishën 

Theranda mbetet edhe pa një lojtar, pasi që Adriatik Berisha, që luan në pozitën qendër, 21 vjeç, ju është bashkuar prishtinasve.  Përforcime cilësore që i japin një pamje të re Prishtina Volley-t dhe e bëjnë konkurrente të fuqishme në luftë për të gjitha trofetë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat