Klubi i volejbollit Prishtina është përforcuar me disa lojtare dhe njëra prej tyre është nga Shqipëria. Drejtori i klubit prishtinas, Mehdi Mehmeti, konfirmoi përforcimet dhe sipas tij, do të sjellin edhe disa emra tjerë, me synime që të fitojnë titullin e kampionit. Prishtina F. është përforcuar me Herta Jahaj nga Shqipëria, Albesa Gushtini nga KV Trepça e Mitrovicës dhe Jehona Berishën, lojtare e lirë. “Do të përforcohen edhe me disa lojtare tjera dhe shumë shpejt do t’i bëjmë të ditur emrat e tyre”, tha Mehmeti për gazetën kombëtare “Bota sot”.