FVK dhuron topa në Vushtrri

Volejboll

FVK dhuron topa në Vushtrri

Më: 7 shtator 2018 Në ora: 18:41
FVK dhuron topa në Vushtrri

Ka vazhduar shpërndarja e topave për shkollat e volejbollit. Anëtari Komisionit për Zhvillim Bahri Gjinovci së bashku me Sekretarin e Përgjithshëm të FVK Valon.Nikqi, kanë vizituar qytetin e Vushtrrisë. Paraprakisht u takuan me kryetarin e Vushtrrisë  Xhafer Tahiri dhe Drejtoreshën e Sportit Cecelia, të cilët i njoftuan për së afërmi për projektin e shkollave dhe ndërtimin e bashkëpunimit në të ardhmen. Më pas Nikqi dhe Gjinovci vazhduan për në palestrën e qytetit ku bënë shpërndarjen e topave për fëmijët e Klubit AS Vushtrria dhe klubeve tjera në Vushtrri. 
Federata e Volejbollit e Kosovës do të vazhdoj edhe në ditët në vijim shpërndarjen e topave për shkollat tjera të volejbollit!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat