KV Prishtina F. e Prishtina Volley u pajtuan me FVK-në?

Volejboll

KV Prishtina F. e Prishtina Volley u pajtuan me FVK-në?

Nga: Kemajl Goca Më: 11 shtator 2018 Në ora: 15:20
Përfaqësuesja e Prishtina F. pranon topat

Duket se problemet janë “tejkaluar” mes klubit të volejbollit Prishtina F. dhe Prishtina Volley në konkurrencën e femrave me Federatën e Volejbollit të Kosovës, që ka kryetar Abedin Ibrahimi. Më së miri e fakton se këto dy klube pranuan nga pesë topa nga Federata! Topat e dhuruar janë si projekt i Federatës së Volejbollit të Kosovës në bashkëpunim me CEV-in.

Ky është një lajm i mirë për opinionin volejbolldashës se klubet i pranojnë edhe topat që dhurohen nga FVK-ja sepse me këtë të fundit kanë pasur përplasje të ashpër tash e një kohë. 

Duket se Prishtina F. dhe Prishtina Volley janë pajtuar me FVK-në që e kanë kritikuar shumë ashpër, madje Mehdi Mehmeti, drejtor i klubit Prishtina F. Ibrahimin e kishte atakuar shumë ashpër disa herë, duke i dhënë epitete të ndryshme.  Më së miri e dëshmon se përfaqësuesit e klubeve të lartpërmendura ishin të pranishëm për t’i marrë topat nga FVK-ja. Kjo dëshmon se parimisht ka ndodhur pajtimi i klubeve me federatën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat