Kur Bahriu këshillonte Shemën, Ganën, Fluturën, Lenën, Sherifen...

Volejboll

Kur Bahriu këshillonte Shemën, Ganën, Fluturën, Lenën, Sherifen...

Nga: Kemajl Goca Më: 13 shtator 2018 Në ora: 15:59
Kur Bahriu mësonte se si luftohet Shemën, Ganën, Fluturën, Lenën, Sherifen...

Pas përfundimit të karrierës pakkujt ia mbushte syrin se Bahri Gjinovci mund të bëhet një trajner i suksesshëm.  Bahriu si gjithmonë me qetësinë e tij, punonte dhe gradualisht arriti në maje, selektor i kombëtares së Kosovës për meshkujt në volejboll.  Në vitin 2010, ishte edhe trajner i Universitetit të Prishtinës dhe mësonte vajzat se si duhet luftuar dhe fituar.

Ai shihet gjatë një pushimit, kur këshillonte volejbollistet e njohura, si Shemsije Asllanaj, Albulena Ejupi, Flutura Hasani, Ganimete Gërbovci, Sherife Behrami etj. Kjo fotografi është e vitit 2010 pikërisht në Austri, kur Universiteti i Prishtinës, ishte në një turne.

Megjithatë Bahriu ka një përvojë si trajner dhe edhe si lojtar ka qenë shembullor. Sot e vlerësojnë si shembull i këtij sporti, si për urtësi, si për punë, si për angazhim e profesionalizëm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat