Polonia i befason të gjithë

Volejboll

Polonia i befason të gjithë

Më: 1 tetor 2018 Në ora: 12:02
Polonia i befason të gjithë

Çfarë suksesi për Poloninë në Botërorin e volejbollit për meshkuj që u organizua nga Italia dhe Bullgaria. Skuadra e drejtuar nga Vital Heynen dominoi ndaj Brazilit në finalen e zhvilluar në Torino, duke triumfuar me rezultatin e pastër 3:0. E pabesueshme kjo arritje, kur mendon se edhe 4 vite më parë, polakët arritën të thyenin dominimin e brazilianëve, që kishin fituar 3 botërorë radhazi. Ky ishte triumfi i 3-të në histori për Poloninë, që për herë të parë është ngjitur në majën e volejbollit botëror në vitin 1974, duke mundur në finale ish-Bashkimin Sovjetik.

Në fakt, ky është një triumf jashtë parashikimeve, por falë punës së mrekullueshme të trajnerit belg Heynen, që diti të krijojë një grup solid dhe që rritej nga ndeshja në ndeshja, Polonia e meritoi plotësisht suksesin.

Polakët u shfaqën superiorë që në fillim të sfidës, edhe pse seti i pari ishte më u ekuilibruari dhe përfundoi 28-26. Falë freskisë fizike dhe paraqitjes së jashtëzakonshme të Kurek, lojtarit më të mirë të turneut, që realizoi plot 24 pikë, Polonia dominoi në dy setet pasardhës, duke i fituar 25-20 dhe 25-23.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat