SHBA dhe Italia bëjnë ligjin!

Volejboll

SHBA dhe Italia bëjnë ligjin!

Më: 4 tetor 2018 Në ora: 16:49
SHBA dhe Italia bëjnë ligjin!

Në ditën e 7-të kampionatit Botëror të volibollit për femra që zhvillohet në Japoni, dy sfidat e transmetura në ekranin e Supersport, Itali-Kinë dhe Rusi-Shba në fazën e grupeve dhuruan emocione të mëdha.

Në grupin C, takimi mes Rusisë dhe Amerikës ishte dueli direkt për kreun e këtij grupi. Përballje e cila u deshën 5 sete për të përcaktuar fituesin. Seti i parë foli në favor të ruseve të cilat ishin dominuese mbi parket, madje duke e mbylluar setin e parë në shifrat 25-19. Rezultati bëri që amerikanet të reagonin duke u shndërruar totalisht në lojën e tyre dhe në fund e mbyllën setin 25-20. Ndërsa ne setin e tretë Shba  ia dolën të dilnin të fituara duke e mbyllur me rezultatin 26-24. Ruset ishin të papërmbajtshme në setin e 4-t duke mposhtur kundershtaren me rezultatin e thellë 25-12.

Gjithsesi në setin 5-të dhe më të rëndësishmin, amerikanet u treguan më të kujdesshme kundër ruseve dhe ia dolën të fitonin në shifrat 15-11. Kështu Amerika e mbyll fazën e grupeve në vendin e parë në grupin C me asnjë humbje me 13 pikë, ndërsa Rusia në të dytin me 12 pikë, për to kjo ishte humbja e parë. Gjtihsesi dy përfaqësueset siguruan kualifkimin për në fazën e dytë të kampionatit Botëror të vollibollit për femra.

Itali-Kinë u mbyll në shifrat 3-1 në favor të Italisë. Kampionia në fuqi e botës Kina ishte larg pritshmërive në lojën e saj. Seti i parë foli në favor të përfaqësues azitatike të cilat e mbyllën në shifrat 25-20, ndërsa në tre setet pasardhësë italianet ishin tepër të kujdeshme. Setin e dytë e fituan në shifrat 26-24, ndërsa i treti u mbyll me rezultatin 25-16. Në setin e 4-t dhe të fundit Kina u mundua të reagonte por pavarësisht dëshirës nuk ja doli dot dhe në fund u mposht në shifrat 25-20. Kështu Italia merr kreun e grupit B me 15 pikë dhe asnjë humbje ndërsa Kina në të dytin me 12 pikë për to kjo ishte humbja e parë. Të dy përfaqësueset kualifikohenn në fazën 1/16.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat