A ka Mehmeti këshilltar?

Volejboll

A ka Mehmeti këshilltar?

Nga: K. Goca Më: 4 tetor 2018 Në ora: 17:03
A ka Mehmeti këshilltar?

Drejtori sportiv i KV Prishtina F.  Mehdi Mehmeti, ka kohë që drejton akuza të rënda në drejtim të Federatës së Volejbollit të Kosovës dhe të kryetarit të këtij asociacioni, Abedin Ibrahimi! A ka Mehmeti këshilltar? Një anëtar i bordit të FVK-së, në kushte anonimiteti, ka thënë se Mehmeti mund të këshillohet nga dikush tjetër në lidhje me gjithë këto akuza që bënë, në drejtim të federatës.

Sipas këtij anëtarit të bordit të FVK-së,  në kushte anonimiteti, dyshon se Mehmeti këshillohet nga ish kryetari i FVK-së, Fejzullah Ademi, një njeri që ka dhënë shumë për volejbollin dhe është njohës i përpiktë i rrethanave. "Dyshoj se Ademi e këshillon Mehmetin dhe e informon në anën profesionale. Po dyshojmë, por asgjë nuk mund të themi më saktësi", tha një anëtar i bordit të FVK-së.  Megjithatë është apo jo këshilltar i Mehmetit, ky i fundit ka kohë që kritikon federatën dhe kërkon në imtësi të zbardhen të gjitha keqpërdorime në FVK.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat