Drita nga Gjilani ashtu si ka parashikuar edhe triumfoi me rezultat bindës 3:0 (25:20, 25:21, 26:24) ndaj Prishtina F., në ndeshjen e javës së dytë të Superligës së Kosovës në volejboll (femrat). Kryetrajneri i Dritës, Lorik Ilazi, është i kënaqur për tri pikë që importuan nga kryeqyteti. Kampioni në fuqi luajti më mirë dhe me rezultat e heshti Prishtina F.
“Drita fiton edhe ndeshjen e dyte me rezultat te pastër 3:0”, shkruan në faqen e KV Drita. Prishtina F. u mundua me të gjitha mundësitë, por nuk arriti të paktën të fitoi një set, duke u njoftuar me humbjen e parë në elitë.
Superliga - Femrat
Kastrioti - Feronikeli 3:0
25:09,25:13,25:19
Prishtina F- Drita 0:3
20:25,21:25,24:26
Ulpiana - Vushtrria 1:3
18:25,25:21,22:25,20:25
Ferizaj - M Technology 0:3
Meshkujt
Drita - Ulpiana 3:2
25:19,25:14,17:25,18:25,15:10
AS Vushtrria - Peja 0:3
19:25,18:25,22:25