Tetë klube luftojnë për Kupën e Federatës

Volejboll

Tetë klube luftojnë për Kupën e Federatës

Nga: K. G. Më: 6 dhjetor 2018 Në ora: 12:35
Pamje nga një ndeshje

Federata e Volejbollit e Kosovës bëri të ditur orarin e ndeshjes së gjysmëfinales së Kupës së Federatës, që zhvillohet në fundjavë (8-9 dhjetor).  Sipas FVK-së, do të zhvillohet gara për trofeun “Kupa e Federatës ‘18”.

“Katër klubet më të mira të sezonit vjeshtor nga Superliga e të dyja konkurrencave, vijnë me super-përballje të shtunën e të dielën. Gara ‘Kupa e Federatës ‘18’, organizohet më 8-9 dhjetor në Pallatin e Sporteve ‘Bill Klinton’ në Ferizaj.

Në gjysmëfinalen e meshkujve do të takohen: Prishtina Volley-Drenica 14.00 e Luboteni-Theranda (16.00), ndërsa te femrat Kastrioti-M-Technologie (18.00) dhe Skenderaj-Drita (20.00).

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat