Mimoza në tri periudha (ndryshimi), kur ishe 2 vjeç, 15 dhe sot 37 vjeç!

Volejboll

Mimoza në tri periudha (ndryshimi), kur ishe 2 vjeç, 15 dhe sot 37 vjeç!

Nga: Kemajl Goca Më: 11 dhjetor 2018 Në ora: 14:49
Mimoza kur ishte dy vjeçe, kishte një fëmijëri të mrekullueshme!

Tri periudha interesante të nënkryetares së Federatës së Volejbollit të Kosovës, Mimoza Shkodra, ish volejbollistes së mirënjohur, një periudhë luajti edhe për Kombëtaren e Kosovës. Tri periudha fantastike të saj, sepse ajo përveç si sportiste fantastike ka qenë edhe Miss Gjilani në vitin 1995! Emër i njohur i sportit, por edhe i bukurisë, sot jeton një jetë të shkëlqyer, e cila ka tre fëmijë, e martuar me basketbollistin e mirënjohur Arben Bislimi.

Mimoza kur ishte dy vjeçe, kishte një fëmijëri të mrekullueshme!

Në vitin 1995, u zgjodh Miss Gjilani.

Image

Në vitin 1995, u zgjodh Miss Gjilani

Tani i ka 37 vjeç, është përshëndetur nga loja aktive e volejbollit, por është nënkryetare e FVK-së dhe fjala e saj ka peshë!  

Edhe pse me moshë 37 vjeçe duket sikurse 20 vjeçe, nuk e lëshon fronin e bukurisë. I kushton shumë rëndësi vetes, sidomos veshjes! Ndryshe njihet si volejbollisten më të mirë që e ka pasur Kosova dhe po ashtu edhe për nga veshja elegante, rrallë kush nga volejbollistet i qëndronte karshi. Mimoza është doktoreshë e shkencave sportive dhe ish Miss fotogjenia e Kosovës.

Image

Tani i ka 37 vjeç

Sot punon me përkushtim në realizimin e të gjitha objektivave që ka në jetën sportive përkatësisht në volejboll, me synim që të rrisë edhe më shumë numrin e klubeve të femrave në volejboll.

Image

Është e palodhshme në të gjitha aspektet dhe me pretendime që volejbollin ta shoh me rritje të cilësisë. Me një fjalë, Mimoza ka luajtur një periudhë të gjatë me Dritën e Gjilanit dhe ka pasur suksese jashtëzakonisht të mëdha.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat