Ja çiftet gjysmëfinaliste për meshkuj e femra

Volejboll

Ja çiftet gjysmëfinaliste për meshkuj e femra

Më: 18 dhjetor 2018 Në ora: 16:31
Pamje nga një ndeshje

Pas përfundimit të fazës eliminatore të Kupës së Shqipërisë në volejboll për meshkuj dhe femra janë përcaktuar çiftet gjysmëfinaliste të këtij eventi. Në gjysmëfinale janë kualifikuar dy skuadrat e para të çdo grupi dhe sipas formulës këto janë përballjet e ardhshme: Partizani-Tirana e Erzeni-Vllaznia për meshkuj si dhe Mirdita-Tirana e Barleti Volley-Partizani për femra (këto janë çiftet gjysmëfinaliste).

Ndeshjet gjysmëfinaliste pritet të luhen në fund të marsit të vitit të ardhshëm, në përfundim të fazës së dytë të kampionatit dhe para fazës finale të play off-it edhe pse ende nuk ka asnjë konfirmim zyrtar për këto data. Në të dyja kategoritë janë kualifikuar ekipet më të mira në përfundim të fazës së parë të kampionatit, çka e bën mjaft interesante edhe betejën për Kupën e Shqipërisë.

Gjysmëfinale – Meshkuj

Partizani – Tirana

Erzeni – Vllaznia

Gjysmëfinale – Femra

Mirdita – Tirana

Barleti Volley – Partizani

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat