Driton Kuka tregon për një problem të madh e të pazgjidhur

Xhudo

Driton Kuka tregon për një problem të madh e të pazgjidhur

Nga: K. G. Më: 2 janar 2019 Në ora: 12:12
Kombëtarja e Kosovës

Vitin që e lamë pas ka qenë i pasur me sukseset e xhudos, sport nacional në vendin tonë. Driton Kuka, përzgjedhës i kombëtares së Kosovës, ka thënë se kurrë më vështirë se ka pasur për të përzgjedhur një foto për fundvit. “Viti më i begatshëm për mua si trajner!

Urime 2019, shendet e të mira për Popullin shqiptar kudo që jeton e vepron!

Kurrë ma vështirë se kam pas të zgjedh një foto për fundvit sa sivjet!

Një foto nga Lojërat Mesdhetare ne Spanjë tri të arta e një e argjendtë u fituan dhe Kosova ishte e fuqishme atje fal xhudos!

E pamundur të shkruaj sukseset e nxënësve gjatë këtij viti, ishin shumë medalje shumë sfida, shumë lot por shumë lot gëzimi!

2018 solli për mua frytet e punës me garues që ishin duke ardhur mbrapa ekipit Olimpik!

Erza, Shpati, Loriana e Akili sivjet janë bashkangjit Majlindës, Norës e Disit!

Federata në krye me Agronin sivjet ishte si kurrë më parë në krye të detyrës!

KOK dhe Ministria po ashtu u angazhuan që të kemi kushte e përkrahje serioze!

Kryeministri sivjet në fund të vitit përkrahu Ekipin Olimpik që të kemi kushte më të mira për punë!

Komuna e Pejës ndihmoj klubin financiarisht dhe jemi mirënjohës por po neglizhon ndërtimin e Qendrës Nacionale duke hedhur fajin tek Ministria Ambientit dhe kjo ka mbet si problemi më i madh i pazgjidhur për xhudon për këtë vit!

Respekt e mirënjohje kompanive që po ndihmojnë klube e garues drejt Lojërave Olimpike 2020”, shkruan Kuka.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat