Driton Kuka: Sistem punësimi për Sportistët me medalje Elitare

Xhudo

Driton Kuka: Sistem punësimi për Sportistët me medalje Elitare

Më: 15 janar 2019 Në ora: 11:21
Erza Muminoviq

Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës në xhudo, Driton Kuka, ka bërë një përshkrim interesant për sportistët elitarë.

“Franca, Gjermania, Italia, Austria, Sllovenia ...

Shtete këto që ne në Kosovë shpesh i marrim si modele për mënyrën e jetës dhe funksionalitetin!

Të gjitha këto kanë krijuar sistem punësimi për Sportistët me medalje Elitare për grupmosha të reja të cilët përfundojnë shkollën e mesme!

Në këto 3-4 vitet e fundit kemi pas sportist të rinj që kanë fituar medalje nëpër Kampionate Evropiane e Botërore U18,U21 dhe U23 si dhe Erza medalje në Lojëra Olimpike për të rinj por ...

Këta talent pas shkollës së mesme çfarë perspektive jetësore i pret !?

Perspektiv shumë e paqartë, të mbesin në sport, të vazhdojnë studimet të punësohen diku apo dy nga këto së bashku e këso dilema besoj që kemi në çdo sport e kjo më së shumti e godet sportin!

Si ti mbajmë në Sport, cilat Ministri japin Kontrata pune për Sportistët me medalje Elitare për të rinj.

Policia, Ushtria janë vendet ku në shtetet e lartpërmendura japin Kontrata Pune për Sportistët, deri sa janë aktiv e pastaj normalisht shkojnë në punë të rregullt si polic ose ushtar.

Kush përfiton nga kjo në radhë të parë Shteti ynë,pastaj Sporti por edhe Policia e Ushtria të cilat janë vende për Sportist të sporteve luftarake!

Ministria e Sportit dhe KOK kanë punuar shumë për kushte ndaj Sportistëve dhe trajnerëve, koha që për Sportin të reflektohet edhe në mënyra tjera nga Ministria e Mbrojtjes dhe Punëve të Brendshme.

Prapë iniciativa duhet të merret nga KOK e Ministria e Sportit e duke pa vullnetin e seriozitetin po besoj që kjo do përkrahej edhe nga një Kryeministër i fuqishëm që e kemi në krye të Qeverisë!

Ti motivojmë të rinjtë të merren me sport sa më shumë, sporti është edukimi më i mirë psikofizik!, shkruan Kuka.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat