Majlinda dhe Loriana garojnë në ‘Grand Prix’

Xhudo

Majlinda dhe Loriana garojnë në ‘Grand Prix’

Më: 23 janar 2019 Në ora: 17:39
Majlinda dhe Loriana garojnë në ‘Grand Prix’

Kampionia olimpike Majlinda Kelmendi dhe Loriana Kuka do ta përfaqësojnë Kosovën në Grand Prix-in e xhudos që mbahet prej nesër deri të shtunën në Tel Aviv të Izraelit. Grand Prix-i është gara e parë ndërkombëtare për vitin 2019. Kampionia Olimpike, garon në kategorinë deri në 52 kilogramë, ndërsa Kuka në kategorinë deri në 78 kilogramë. Uebfaqja zyrtare e Federatës Ndërkombëtare të Xhudos (IJF), ka shkruar se ky vit pritet të jetë plotë shkëlqim për Majlindën. Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Driton Kuka, që ndodhet në Tel Aviv, deklaroi për se në Tel Aviv do të marrin pjesë vetëm Kelmendi e Kuka, ndërsa xhudistët tjerë do të paraqiten në Grand Slamin e Parisit, që mbahet muajin e ardhshëm. Majlinda do të garojë të enjten, ndërsa në shortin e hedhur ajo do të përballet në raundin e dytë (raundin e parë e kaloi pa luftë) me fituesen e çiftit Tetiana Levytska Shukvani (Gjeorgji) – Paz Kafri (Izrael). Loriana përballet me Lluna Lucassen (Holandë). Ndërkaq, Komiteti Olimpik i Kosovës, iu uron suksese xhudisteve tona në rrugën drejt medaljeve dhe pikëve të reja Olimpike. Është një garë interesante në  Grand Prix, ndërsa xhudistet tona janë të përgatitura maksimalisht dhe pretendojnë medalje. Si Majlinda po ashtu edhe Loriana janë në formë dhe synojnë ta nisin sa më mirë edicionin e ri përkatësisht vitin 2019. Xhudoja është sporti që ka sjellë suksese më të mëdha në shtetin e Kosovës. Sport që ka sjellë të gjitha medaljet e mundshme nga rrafshi ndërkombëtar dhe me sukseset e tyre mburret kombi shqiptar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat