Çfarë pret Driton Kukaj nga ministri?

Xhudo

Çfarë pret Driton Kukaj nga ministri?

Nga: Kemajl Goca Më: 1 shkurt 2019 Në ora: 10:34
Çfarë pret Driton Kukaj nga ministri?

Kategorizimi i sporteve dikë e ka kënaqur e dikë e ka bërë shumë nervoz. Disa sporte e ndjejnë veten se janë mbetur indiferent se meritojnë më shumë, e disa mendojnë se janë në kategorinë A dhe të meritueshme. Mos të harrojmë se njeriu që ka qenë sebep për kategorizimin e sporteve është trajneri i xhudos, Driton Kuka. Ai ka qenë këmbëngulës për kategorizimin e sporteve dhe tani kërkon që sa më shpejt të finalizohet edhe ndërtimi i Qendrës së xhudos në Pejë. “Kategorizimi i sporteve, sportistëve dhe trajnerëve nga Komiteti Olimpik ka përfunduar dhe pritet edhe zyrtarizimi nga Ministri i Sportit që kjo të fuqizohet! Xhudo sporti numër 1 në Kosovë! Brendi më i fuqishëm i Kosovës pas luftës është sporti i xhudos, meriton të shihet si interes Nacional!

1. Presim që në këtë frymë të shihet edhe nga sektori privat përkrahja si Sport me interes Nacional. 2. Presim nga Ministri që përshkallëzimi i kategorive me vlerësim të pikëve të jetë në mënyrë proporcionale prej Kategorisë A e tutje me kategoritë B,C dhe D. 3. Presim që nëpër Komuna të përkrahet më shumë Sporti që po bën krenar Kombin Shqiptar. 4. Presim që xhudo të bëhet me Qendrën Nacionale premtim ky që është bllokuar nga Ministria e Ambientit dhe Komuna e Pejës. 5. Presim që xhudo si sport të futet në Sistemin edukativ – shkollor dhe 6. Presim që Sportistëve Elitar të ju mundësohet punësimi në Ministri të mbrojtjes dhe Punëve të Brendshme. Ne presim dhe punojmë pa u ndalur kurrë...”, shkruan Kuka. Duhet theksuar se xhudoja është sporti bindshëm më i mirë në Kosovë, ka prurë të gjitha medaljet e mundshme, nga medalja olimpike, të Evropës e të botës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat