Pa Majindën në Paris! Kuka: Grand Slam, gara më e fortë!

Xhudo

Pa Majindën në Paris! Kuka: Grand Slam, gara më e fortë!

Nga: Kemajl Goca Më: 6 shkurt 2019 Në ora: 19:00
Driton Kuka, Majlinda Kelmendi, Distria Krasniqi e Agron Kuka

Pa Majindën në Paris! Kuka: Grand Slam, gara më e fortë!

Xhudoja është krenari e kombit shqiptar dhe pritet që të sjellë medaljet e radhës në fundjavë, nga gara prestigjioze Grand Slam që mbahet në Paris.  Kampionia Olimpike Majlinda Kelmendi (-52 kg) dhe Loriana Kuka (-78 kg) nuk do të marrin pjesë në garën e Grand Slam-it në Paris.

Kosova përfaqësohet me tre garues, Nora Gjakovën (-57 kg), Distria Krasniqin (-48 kg) dhe Akil Gjakovën (-73 kg). Kryetari i Federatës së Xhudos së Kosovës, Agron Kuka, tha se Grand Slam i Parisit, është garë shumë e fortë. “Grand Slam-i i Parisit në botën e xhudos llogaritet si gara më e fortë pas Kampionatit Botërorë, duke e ditur po ashtu që tani lufta për normë olimpike është në vrullin e saj!

Sa i përket garuesve tanë lirisht mund të them se janë super të përgatitur dhe unë besoj se që të tretë do të kthehen me plasman nga kjo garë prestigjioze, dëshira ime do të ishte që ti fitojmë tri medalje!”, thotë Kuka për gazetën kombëtare “Bota sot”. Numri një i federatës ka treguar edhe arsyen pse Majlinda dhe Loriana nuk do të janë pjesë e kësaj gare prestigjioze që mbahet me 9-10 shkurt. “Pas Tel Avivit për Majlindën dhe Lorianën Parisi është pak shpejt dhe po ashtu janë të lajmëruara në Grand Slam-in e radhës që mbahet në Dyseldorf pas dy javësh!”, thotë Kuka.

Prandaj, garuesit janë mirë të përgatitur për garën e Parisit dhe pretendojnë t’i sjellin medaljet e radhës shtetit të Kosovës. Duhet theksuar se në garën e Tel Avivit Majlinda kishte fituar medaljen e artë, kurse Loriana të argjendtën. Një nismë e jashtëzakonshme e xhudos në fillim të vitit 2019, duke synuar që të vazhdojnë me suksese të tjera.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat