Xhudistet e Kosovës mësojnë kundërshtaret në Paris

Xhudo

Xhudistet e Kosovës mësojnë kundërshtaret në Paris

Nga: Kemajl Goca Më: 8 shkurt 2019 Në ora: 15:22
Nora Gjakova, Driton Kuka e Distria Krasniqi

Xhudistet e kombëtares së Kosovës janë të përgatitura maksimalisht për garën më të fortë, “Grand Slam”, që mbahet të shtunën dhe të dielën (me 9-10 shkurt) në Paris të Francës.

Distria Krasniqi (-48 kg) do të takohet me portugezen Joana Diogo, kurse kampionia e Evropës, Nora Gjakova (-57 kg), e pret fituesen e sfidës Jisu Kim nga Koreja e Jugut dhe Yamina Halata nga Algjeria.

Xhudisti Akil Gjakova (-73 kg) është në formë dhe e pret fituesen e ballafaqimit mes Igor Gerwandtkes nga Gjermania dhe Claudio Nunes Dos Santosit nga Luksemburgu. Të tre garuesit do të luftojnë me 9 shkurt dhe janë me synime për medalje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat