Shqiptarët bum bum, Parisi po dridhet nga 20 mijë veta

Xhudo

Shqiptarët bum bum, Parisi po dridhet nga 20 mijë veta

Nga: Kemajl Goca Më: 9 shkurt 2019 Në ora: 13:57
Distria Krasniqi, Driton Kuka dhe Akil Gjakova

Në formë të jashtëzakonshme xhudistet Distria Krasniqi dhe Akil Gjakova, janë në gjysmëfinalen e madhe të Grand Slam në Paris, në garën më të fortë botërore.  

Distria që garon në -48 kg dhe Akili -73 kg, po bëjnë bum bum në Paris, emri Kosovës jehoi shumë herë në palestër, duke ngritur në këmbë mbi 20 mijë shikues, atmosferë drithëruese, ndërsa spikeri oficiel disa herë bërtet Kosova, Akili, Distria, kjo është mrekulli!

Fal punës së madhe të Driton Kukajt, përzgjedhës i kombëtares së Kosovës së bashku me vëllain Agron Kukajn. Nora Gjakova (-57 kg), kampione në fuqi e Evropës, e pafat, u eliminua në hapje nga garat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat