Kuka: Majlinda mposhti 3 medaliste olimpike

Xhudo

Kuka: Majlinda mposhti 3 medaliste olimpike

Nga: Kemajl Goca Më: 22 shkurt 2019 Në ora: 18:41
Kuka: Majlinda mposhti 3 medaliste olimpike

Xhudistja Majlinda Kelmendi fiton medaljen e artë në kategorinë -52 kg në garën e fortë Grand Slam. Ajo fitoi me ippon kundër garueses nga Mongolia Sosorbaram Lkhagvasuren. Një fitore e shpejt, me ippon apo dy minuta e 10 sekonda pa përfunduar koha e rregullt. “Medalja e artë e Majlindës në Grand Prix e Dyseldorfit edhe një herë e dëshmoj se kampionia jonë sigurt po kthehet në majat botërore në kategorinë e sajë. Kjo medalje ja sjellë Majlindës 1000 pikë Olimpike dhe e forcon pozitën e saj në luftë për normë Olimpike. Duhet të theksoj se gjatë rrugës deri te medalja e artë Majlinda mposhti 3 medaliste olimpike njëra për të reja”, thotë për gazetën kombëtare “Bota sot”, Agron Kuka, kryetar i Federatës së Xhudos së Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat