Bomba e ditës shqiptarja e Kosovës! Bota i përkulet!

Xhudo

Bomba e ditës shqiptarja e Kosovës! Bota i përkulet!

Nga: Kemajl Goca Më: 23 shkurt 2019 Në ora: 12:43
Pamje nga lufta e Majlindës me mongolezen

Dita e 22 shkurtit do të mbahet mend gjatë nga kundërshtaret e trimëreshës së Kosovës, kampiones olimpike Majlinda Kelmendi! Xhudistja e kombëtares së Kosovës, të pestë luftërat i përfundoi para kohe e me ippon, disa prej kundërshtareve i hodhi në kokërr të shpinës!

Ajo fitoi medaljen e artë në Grand Slam që u mbajt në Dyseldorf të Gjermanisë, njëherësh edhe 1000 pikë të reja olimpike. “Ajo (Majlinda) fitoi titullin e saj të gjashtë në Grand Slam”, shkruan mes të tjera Euronews. “Është femra e ditës”, kështu e vlerëson mediumi gjigant.

“Në finale Kelmendi mundi Sosorbaram Lkhagvasuren të Mongolisë, duke përdorur anën tjetër të stilit të saj të xhudos, çka do të thotë se ajo ishte edhe një herë në maje të podiumit”, shkruan mes të tjera.

"Unë kam qenë shumë e motivuar dhe kam pasur disa ndjenja si në Olimpiadë, prandaj isha e motivuar dhe e dija saktësisht se çfarë duhej të bëja, prandaj isha e sigurt në luftë”, ka thënë mes tët tjera Majlinda. Pa dyshim se 22 shkurti është i artë për Majlindën. Ose bomba e ditës ka qenë shqiptarja e Kosovës! Bota i përkulet!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat