Kuka: Tabaku, fjalëpak e i sinqertë, punëtor i madh dhe një trajner i madh

Xhudo

Kuka: Tabaku, fjalëpak e i sinqertë, punëtor i madh dhe një trajner i madh

Nga: K. G. Më: 2 mars 2019 Në ora: 15:02
Driton Kuka e Fatos Tabaku

Driton Kuka, përzgjedhës i kombëtares së Kosovës në xhudo, është krenarë me sukseset që po arrijnë në rrafshin e përgjithshëm.  

“Viti 2018 vit i sukseseve të shumta për xhudon ...
Si një të arritur të veçantë po e konsideroj ndërtimin e një njeriu si trajner afër meje (Fatos Tabaku) e që ishte në krye të detyrës në çdo aspekt!
Fjalëpak e i sinqertë, punëtor i madh dhe një trajner i madh po rritet në ekipin tonë!
Meritor i përbashkët i medaljeve tona. Fatosi, Fatmiri, Cuki,Trimja, Fjolla, Hilja, Admirimi, Burimi, Meli e tash së fundi edhe Kushtrimi po rriten si strateg të sportit të xhudos dhe xhudo po ndërton kontinuitet për rezultate kulminante edhe shumë e shumë kohë. 
Po ashtu edhe në klubet anembanë Kosovës po rriten, trajner të mirë e me perspektiv!
Krenar me krejt ju”, shkruan Kuka.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat