Driton Kuka, përzgjedhës i Kombëtares së Kosovës në xhudo, është krenarë me suksesin që e arritën vashat e tij sot në garën që u mbajt në shtetin grek. “Greqia sot për të dytën herë me Hymn e Flamur të shtetit tonë po njoftohet. Flaka Loxha e shkëlqyeshme sot dhe e artë 57 kg”, shkruan Kuka.
Ai lavdëron edhe Erza Muminoviqin e cila u stolis me medalje të artë në kategorinë 48 kg në Kupa Evropiane Top A U21! “4 fitore dhe paraqitje e mirë e Erzës pas dy garave të kaluara ku mbet pa medalje”, ka shkruar Kuka.