Xhudisti mitrovicas Fisnik Hyseni kampioni që po kalitet edhe dëshmohet nga dita në ditë

Xhudo

Xhudisti mitrovicas Fisnik Hyseni kampioni që po kalitet edhe dëshmohet nga dita në ditë

Nga: F.B Më: 1 prill 2019 Në ora: 17:31
Fisnik Hyseni

Në klubin e Xhudos “Trepça” ndonëse në kushte financiare që lënë ëpr të dëshiruar, është duke u kalitur një gjeneratë shumë premtuese, fal përkujdesjes edhe punës së palodhshme të trajnerit kampion Remzi Begu.

Ndër nxënësit e tij të shumtë të grupmoshave edhe gjinive të ndryshme, një xhudist premtues që bie në sy për përkushtimin, disiplinën edhe punën e vazhdueshme që po sjell fryt është xhudisti 19 vjeçar Fisnik Hyseni.

Sipas trajnerit Begu “ Fisi është një punëtor i palodhshëm, shumë i disiplinuar dhe përkushtimi po i shpaguhet nga turneu në turne edhe nga gara në garë, duke sjell klubit, Mitrovicës por edhe vendit tonë rezultate për lakmi”.

Xhudisti mitrovicas Fisnik Hyseni është i lindur në vitin 2000, me xhudo ka filluar të merret që nga mosha 9 vjeçare, ndërkohë që me kalimin e kohës është dëshmuar si potencial i mirë në këtë sport.

Sukseset e Fisit janë solide edhe si është me rëndësi janë të vazhdueshme, shprehet trajneri begu duke shtuar se disa nga të arriturat e deritashme të këtij xhudisti janë: - kampion i Kosovës për pionier plotë 4 vite rresht, kampion i Kosovës për kadetë plot 3 vite dhe kampion i Kosovës për junior 2 vite rresht  si dhe kampion i Kosovës për senior për vitin 2018 dhe vitin 2019.

Vetë ecuria e rezultateve të shënuar nga Fisnik Hyseni dëshmojnë kalitjen dhe pjekurinë e tij në këtë sport, duke kaluar pothuajse të gjitha grupmoshat dhe kategoritë prej të cilave ka tituj edhe mirënjohje nderi.

Hyseni është edhe pjesëmarrës edhe ne turnet, përvjetorët dhe memorialet që mbahen në vend edhe në vendet fqinje, ndonëse KXh “Trepça” shpesh ballafaqohet me telashe udhëtimi në mungesë të një mbështetje edhe financuesi të vazhdueshëm.

Ai është fitues i shumë turneve ndërkombëtar siç janë : Turneut në Sloveni, ku doli i pari, Turneut në Malin e Zi, po ashtu ishte kampion, vendin e parë në Turneun në Shqipëri dhe po ashtu vendin e parë në Turneun në Austri, të gjitha këto në vitin 2017.

Fisnik Hyseni kishte fituar medalje të bronztë edhe në Kampionatin Ballkanik për kadetë që u mbajt  në vitin 2017në Tekirdag të Turqisë.

Ndërkohë vitin që shkoi garoi në konkurrencën e seniorve dhe në Kampionatin Ballkanik në Kavadarci të Maqedonisë fitoi medaljen e bronztë.

Sivjet në javën që shkoi Finsik Hyseni ishte ndër dhjetë xhudistët nga Kosova që fituan medalje në Kampionatin Ballkanik të Xhudos në Tiranë, duke u renditur i treti dhe meritoi medalje të bronztë.

Sipas trajnerit Begu “ bëhet fjalë për një djalosh që mund të jetë potencial për rezultate edhe më të mira, që mund të arrihen me vazhdimësinë e përkushtimit dhe punës”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat