Dita e premte ka qenë ditë e madhe për sportin e Kosovës! Xhudistja Distria Krasniqi fiton medaljen e artë në kategorinë -48 kg në turneun Grand Prix në Antalya të Turqisë.
Disi në çerekfinale e kishte gjunjëzuar me ippon serben Andrea Stojadinov.
Ndërkaq, në fund të garës në kategorinë -48 kg Flamuri i Kosovës ngritët më lartë se ai i Serbisë, sepse Distria zuri vendin e parë, kurse serbja milica Nikoliq fitoi medaljen e bronztë.
“Flamuri ynë valon lartë në podium para atyre të Kazakistanit, Serbisë dhe Koresë së Jugut”, shkruan në faqen e Komitetit Olimpik të Kosovës.