Për serben Andrea Stojadinov ka qenë ditë e rëndë dita e premte dhe nuk e kishte të lehtë të pajtohet me humbjen me ippon nga shqiptarja e Republikës së Kosovës, në kategorinë -48 kg.
Në garën prestigjioze Grand Prix që u mbajt në Antalya të Turqisë, Distria e mposhti serben në çerekfinale dhe pastaj fitoi edhe medaljen artë. Cili ka qenë reagimi i kampit serb për humbjen e garueses së tyre?
Agron Kuka
Agron Kuka, kryetar i Federatës së Xhudos së Kosovës, ka deklaruar për gazetën kombëtaren “Bota sot”: “Kurrfarë reagimi veç përkulje!”. Me një fjalë, serbët asnjë fjalë nuk e thonë përveç që pranuan humbjen në mënyrë sportive.