Trajneri më i shqiptar, përzgjedhësi i kombëtares së Kosovës në xhudo, Driton Kuka, tha se ka qenë një atmosferë shumë e bukur në turneun përkujtimor “Fuad Gashi”. “Një ditë e bukur e xhudos në Pejë! Obligim e kemi të përkujtojmë ata që dhanë jetën për liri e kujtuam Fuat Gashin një ish xhudist dhe mik i imi i madh. Afër 200 të rinj sot performuan dhe treguan që xhudo ka të ardhme të sigurt
Lorisi dhe Fatjona u dalluan me teknikën më të mirë gjatë garave!”, shkruan Kuka.