Në Cluj Napoca të Rumunisë sot garoj xhudistja Fatjona Kasapi (-57 kg) e cila shënoj tri fitore e pësoj dy humbje në kategorinë e saj, me pak fat do kthehej me medalje por në luftën drejt medaljes u mposht nga francezja kur ishte duke udhëheq me wazari, ka bërë të ditur Driton Kuka, përzgjedhës i kombëtares së Kosovës.
“Dy garueset tona sivjet janë duke performuar mirë dhe janë potencial për medalje në Evropian dhe Lojëra Evropiane por deri atëherë shumë detaje e gabime duhet ti përmirësojnë!”, tha Kuka.