Në Bardejov të Sllovakisë është mbajtur turneu "Bardejov Judo Open 2019". "Para fillimit të garës meqë Sllovakia nuk e ka pranuar Kosovën si shtet të pavarur kanë kërkuar që të marrim pjesë si klub. Mbas kembënguljes time e lejuan flamurin që të valvitet në mesin 12 shteteve të Evropës. Në ketë turne kanë marrë pjesë mbi 800 garue"s, tregon Anton Cena, trajner i klubit xhudo POlici dhe Studenti. "Klubi i xhudos Polici nga Prishtina dhe Studenti i Vushtrrisë arritën këto rezultate: 1.Artemis Bilalli në U18 -73 kg medaljen e artë; Rrezarta Alimi -63 U15 medaljen e artë, Art Thaqi U13 medalja e argjend, Lis Maloku vendin e tretë; ndërsa garuesit e klubit Studenti: Sara Osmani U15 dhe U18 dy medalje të arta. Florian Gerguri U15 medaljen e argjend.
Befasia me e madhe ishte që Kosova u shpall e treta si shtet dhe për këtë fituam kupën. Trajnerit Bekim Salihu, Donit Raci, Linda, Arben dhe Kastriot Cenes për punën që po e bejnë.
Për fund dua të falenderoj edhe Zyrën Sllovake që po na mbështesin me Viza se pa mbeshtetjen e tyre nuk do të kishin arritur deri të këto rezultate", shkruan Cena..
Uroj që kjo mbeshtetje të vazhdon edhe në të ardhmen deri sa të na largojnë regjimin e vizave.
Vazhdojmë me garën e rradhës në Kroaci dhe Athinë.