Këto janë pikët e Gjakovës në Grand Slam

Xhudo

Këto janë pikët e Gjakovës në Grand Slam

Nga: K. Goca Më: 11 maj 2019 Në ora: 15:57
Këto janë pikët e Gjakovës në Grand Slam

Xhudisti i kombëtares së Kosovës, Akil Gjakova, edhe pse mbetet pa medalje ka arritur pikë shumë të rëndësishme olimpike.
“Akil Gjakova i pesti në Grand Slam - Baku! Rezultat i mirë i Akilit shënoj tri fitore e pësoj dy humbje. Arkëtoj 360 Pikë Olimpike. Grand Slam janë garat e nivelit më të lartë në Kupat Botërore kualifikuese për Tokyo 2020.

Në luftë për medalje humbi nga nënkampioni Olimpik Orujov por në ketë luftë nuk ishte në nivel të duhur dhe besoj që forma e Akilit do vij aty ku sivjet e kemi të rëndësishme në Lojërat Evropiane në Minsk muajin tjetër!

Nesër garon Loriana dhe do ketë punë të vështirë marr parasysh shortin ku do ndeshet me francezen Malonga qysh në ndeshjen e dytë nëse e kalon anglezen Katiejemima”, bëri të ditur Driton Kuka, përzgjedhës i kombëtares së Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat