Edhe një shkëlqim i Erzës, kësaj radhe në Poloni

Xhudo

Edhe një shkëlqim i Erzës, kësaj radhe në Poloni

Nga: K. G. Më: 18 maj 2019 Në ora: 18:33
Edhe një shkëlqim i Erzës, kësaj radhe në Poloni

Xhudistja e talentuar e kombëtares së Kosovës, Erza Muminoviq, tregoi edhe një herë formën e saj. Ajo shkëlqeu, kësaj radhe në garën  European Cup për kadete që po mbahet në Bielsko Biala të Polonisë. 
“Erza Muminoviqi, e bronztë në kategorinë 48 kg! Fiks 6 luftëra të forta prej tyre 5 fitore ju deshën për medalje dhe pësoj nga japonezja e cila e ndali drejt të artës...
Performanca e Erzes po ngritët dhe besojmë që në Evropian muajin e ardhshëm, si dhe në Lojërat Evropiane për të rinj do jetë kandidate për medalje!
Nesër garon Fatjona Kasapi në 57 kg dhe nëse do e jep maksimumin realisht ka gjasa të kthehet me medalje!
Përndryshe Erza Muminoviqi është Sportistja e parë dhe e vetme e shtetit”, tha Driton Kuka, përzgjedhës i kombëtares së Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat