Tjetër sukses nga sporti i xhudos

Xhudo

Tjetër sukses nga sporti i xhudos

Më: 20 maj 2019 Në ora: 11:44
Fationa Kasapi, xhudiste

Xhudistja, Fationa Kasapi zuri vendin e shtatë në Kupën “IJF World Tour” për kadete, që u mbajt në Bielsko Biala të Çekisë.

Kasapi në kategorinë -57 kilogramë shënoi tri fitore. Të shtunën, Erza Muminoviq (-48 kg) fitoi medaljen e bronztë.

Fationa dhe Erza janë kandidate për të fituar medalje edhe në Festivalin Olimpik Evropian për të Rinj, Baku 2019, që mbahet prej 21-27 korrik 2019 në kryeqytetin e Azerbajxhanit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat