Kuka: Ju që se votuat duhet të flisni publikisht arsyet e juaja 

Xhudo

Kuka: Ju që se votuat duhet të flisni publikisht arsyet e juaja 

Nga: K. G. Më: 20 qershor 2019 Në ora: 10:28
Kuka: Ju që se votuat duhet të flisni publikisht arsyet e juaja 

Përzgjedhësi i kombëtares së Kosovës, Driton Kuka, ka një milion arsye që të është i shqetësuar me atë që ndodhi dje dhe që nuk finalizua ligji për sport. 

“Sot po nisem në Lojërat Evropiane në Minsk 2019! Ekipi i përgatitur besoj se edhe kësaj radhe do na gëzoj me medalje!
Sporti përkundër sukseseve dje në Parlament nuk mori përkrahjen e duhur për tu finalizuar Ligji për Sponsorisim! 

Se kemi merituar kështu aspak! Ju që se votuat duhet të flisni publikisht arsyet e juaja, nëse keni arsye të qëndrueshme ne jemi gati të ulem e ta diskutojmë por ...

Leni kauzat politike kur është në pyetje sporti! 

Kryefjala e shtetësisë së Kosovës është Sporti e dini ju të gjithë kur takoheni me politikanë të huaj me çka lavdëroheni më së shumti!”, shkruan Kuka.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat