Flamuri i Kosovës valon në shtetin që e urren dhe nuk e njeh shtetin tonë

Xhudo

Flamuri i Kosovës valon në shtetin që e urren dhe nuk e njeh shtetin tonë

Nga: Kemajl Goca Më: 22 qershor 2019 Në ora: 18:51
Flamuri i Kosovës valon në shtetin që e urren dhe nuk e njeh shtetin tonë

Majlinda Kelmendi fiton medaljen e artë në kategorinë -52 kg dhe Nora Gjakova të argjendtën në -57 kg në Lojërat Evropiane - Minsk 2019 që po mbahet në Bjellorusi. 

Trimershat tona i sjellin dy medalje shtetit të Kosovës, kurse në anën tjetër Driton Kuka, përzgjedhës i kombëtares së Kosovës, së bashku me kryetarin e federatës Agron Kuka, janë sikur në qiellin e shtatë.

E veçanta tjetër, është se në ceremonia e medaljes, falë Majlinda Kelmendit, flamuri ynë valon lart në Minsk të Bjellorusisë. Valon në shtetin që e urren dhe nuk e njeh Kosovën si shtet.

Suksese të mahnitshme për Kosovën!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat