Majlinda e Nora ia bën mat politikës! Mos e votoni ligjin për sponsorizim...

Xhudo

Majlinda e Nora ia bën mat politikës! Mos e votoni ligjin për sponsorizim...

Nga: Kemajl Goca Më: 22 qershor 2019 Në ora: 19:17
Majlinda e Kuka

Ju nuk e votuat ligjin për sponsorim të sportit, por nuk e thyet moralin e xhudisteve Majlinda Kelmendit, Nora Gjakovës dhe selektori Driton Kuka. 

Ata e kanë moralin shumë të fortë për shtet dhe luftojnë për medalje, na sollën të artën dhe të argjendtën nga Lojërat Evropiane – Minsk 2019 në Bjellorusi.

E dyta,  Majlinda e Nora ia bën mat politikës! Mos e votoni ligjin për sponsorizim... Sukseset e sotme janë edhe një dëshmi për të gjithë ata deputet që hezitojnë ta votojnë ligjin për sponsorizim të sportit, se gabuan, sepse sporti është ai që po e zbardhë fytyrën e shtetit tonë.

E treta, politika jonë duhet të ikë sa më larg nga sporti, mos të lavdërohet, por të kërkojë falje, sepse sukseset që po arrijnë sportistët po arrijnë falë vullnetit dhe punës së madhe e profesionale,  po ashtu nuk e kanë fuqi financiare si shumë shtetet tjera.

E katërta, ju deputet mund të mburremi me suksesin e sotëm, por duhet të mendoni mirë për sportin, për ligjin për sponsorizim, ta votoni sa më shpejt. Sepse Kosova ka fuqi edhe më shumë sportive që të bëjë gjëra të mëdha dhe të pakapshme për secilin njeri.

E pesta, Driton Kuka, e din më mirë se si e ka shtyrë me gjoks derisa e ka bindë politikën dhe disa që nuk i besonin para shumë viteve, për ta ndihmuar në mënyrën institucionale.  

Driton Kuka moti kohë kishte treguar se ka potencial si bombë atomike në aspektin sportiv për suksese dhe po i shijon tash garë pas gare dhe po na gëzon të gjithëve, por politika e disa nga deputetët tanë, duhet të skuqen që hezitojnë ta votojnë ligjin për sponsorizim!

Ju të nderuar deputet, ndaq votoni ligjin e ndaq jo, medaljet nuk mund t'i ndalni! Mos harroni, se djersa e sportistit peshon shumë më shumë se ju, medalja është më shumë se krenari kombëtare dhe mbetet gjithmonë në histori! Këto medalje shumë shtete si kanë, ne i kemi si shtet i ri dhe i vogël, falë Majlindës dhe Norës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat