Majlindës dhe Norës nuk i duhen urimet nga politika e Kosovës! Një popull që mezi ngihet bukë... 

Xhudo

Majlindës dhe Norës nuk i duhen urimet nga politika e Kosovës! Një popull që mezi ngihet bukë... 

Nga: Kemajl Goca Më: 22 qershor 2019 Në ora: 19:39
Dritoni, Majlinda, Nora dhe Agroni

Politika nuk ka asnjë arsye dhe as fytyrë që ta uroj Majlinda Kelmendin për medaljen e artë dhe as Nora Gjakovën për të argjendtën në Lojëra Evropiane – Minsk 2019 në Bjellorusi.

Medaljet janë fryt i punës së tyre në krye me Driton Kukajn, përzgjedhës i kombëtares së Kosovës dhe jo i politikës. 
Majlindës dhe Norës dhe asnjë sportit në Kosovë nuk i duhen urimi i skenës politike, sepse nuk kanë nevojë për urime kozmetike.

Politika dhe deputetët e kanë për obligim parësor që të luftojnë për krijimin e kushteve, për një mirëqenie për qytetarin, jo ta lënë një popull të luftojë gjithnjë për mbijetesë,  për ta siguruar ekzistencën e bukës. 

Një politikë që nuk e miraton ligjin për sponsorim për sportin e Kosovës, aman sa më larg sportit.  

Mjaft jeni krekosur, mjaft më! Qytetari u lodh nga Ju, nga lajthitjet e juaja! Sporti ka nevojë për miratim të ligjit për sponsorim, po ashtu edhe qytetari ka nevojë për një jetë më të mirë dhe jo vetëm të luftojë për kafshatën e bukës, as për lëmoshë as të përulemi para jush, se nuk jemi rob të askujt!  

Xhudistes Majlindës, as Norës dhe as Dritonit nuk i duhet urimi nga politika e Kosovës dhe asnjë sportit tjetër. Sportin po e ngulfatnin, qytetarin e keni lënë pa shpresë dhe shumica mendojnë të ikin në rrugët e parrugë të Evropës, po ashtu edhe mijëra sportist e kanë të njëjtën mendje. 

Majlindës dhe Norës nuk i duhen urimet nga politika e Kosovës! Një popull që mezi ngihet bukë. Boll na i morët bukën nga goja, boll më!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat