Lëshim apo me qëllim? Bjellorusët e vendosën mbrapsht flamurin e Kosovës kur Majlinda mori të artën

Xhudo

Lëshim apo me qëllim? Bjellorusët e vendosën mbrapsht flamurin e Kosovës kur Majlinda mori të artën

Më: 22 qershor 2019 Në ora: 20:37
Bjellorusët e vendosën mbrapsht flamurin e Kosovës kur Majlinda mori të artën

Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK) e transmetoi drejtpërdrejt ceremoninë e stolisjes së Majlinda Kelmendit me medaljen e artë të Lojërave Evropiane, ku kosovarja triumfoi në kategorinë e peshave deri në 52 kilogramë.

Përveç stolisjes së Majlinda Kelmendit, në videon e mëposhtme mund ta shikoni edhe momentin e antonimit të himnit të Kosovës.

Mirëpo, organizatori i ceremonisë së dhënies së medaljeve, e ka bërë një gabim. Flamuri i Kosovës është vendosur gabimisht, në anën e kundërt.

Nuk dihet nëse kjo u bë qëllimisht apo ishte vetëm lëshim teknik nga bjellorusët!

Image

Rrugëtimin drejt së artës, xhudistja pejane e filloi në fazën e 1/8 të finales, pasi që rrethin e parë e kaloi në luftë. Në rrethin e dytë ajo pati punë me zviceranen Fabienne Kocher, të cilën e mposhti në “Golden Score”.

Pas triumfit në këtë fazë, Majlinda pati punë me polaken Karolina Pienkowska, të cilën e mposhti me ippon në çerekfinale.

Paksa më të vështirë e pati kosovarja në gjysmëfinale, kur meçi me francezen Amandine Buchard u vendos vetëm në “Golden Score”. Megjithatë, Majlinda Kelmendi triumfoi edhe këtu, duke e siguruar një vend në finale dhe të paktën medaljen e argjendtë për Kosovën.

Por, për pejanen medalja e argjendtë nuk ishte e mjaftueshme dhe ajo u sigurua që në finale ta sigurojë medaljen e artë. Triumfi i Majlindës, bën që flamuri i Kosovës të ngrihet më së larti në Minsk të Bjellorusisë.

Xhudistja e stërvitur nga Driton Kuka e filloi këtë vit me triumf në Grand Prixin e Tel Avivit, ndërsa më vonë e fitoi edhe Grand Slamin në Dusseldorf. Më parë, ajo e kishte fituar medaljen e artë në Lojërat Olimpike Rio 2016, ishte kampione e botës në xhudo në vitet 2013 dhe 2014, ndërsa në vitet 2014,2016 dhe 2016 ishte kampione evropiane.

Podiumi për kategorinë deri në 52 kilogramë kompletohet nga rusja Kuziutina, e cila e fitoi medaljen e argjendtë, francezja Amandine Buchard dhe britanikja Giles Chelsie.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat