Kjo gjë i ndodhi Akil Gjakovës në Bjellorusi

Xhudo

Kjo gjë i ndodhi Akil Gjakovës në Bjellorusi

Më: 23 qershor 2019 Në ora: 11:03
Akil Gjakova

(E plotësuar) - Akil Gjakova ka përfunduar rrugëtimin e tij në Lojërat Evropiane të Minskut.

Në këto lojëra ku Akili po garonte në kategorinë deri në 73 kilogramë, ai ka shënuar një fitore në raundin e dytë, për tu ndalur më pas në raundin e tretë.

Pasi mposhti xhudistin nga Bjellorusia me IPPON, Akili do të përballej në raundin e tretë më garuesin Grek, Azoidis.

Georgios Azoidis arriti ta ndalte shqiptarin duke e mposhtur me IPPON, dhe tashmë në çerekfinale, përballet me Hidayat nga Azerbajxhani .

***

Xhudo vazhdon të sjellë lajme të mira nga Lojërat Evropiane, Minsk 2019 që po zhvillohen në Bjellorusi.

Xhudisti Akil Gjakova e ka fituar luftën e parë kundër bjellorusit Vadzim Shoka.

Pas këtij triumfi Gjakova e ka siguruar plasmanin në 1/8-tën e finales ku do të ballafaqohet me grekun Georgios Azoidis.

Xhudisti nga Kosova që po garon në kategorinë deri në -73kg llogaritet favorit për të fituar një nga medaljet.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat