Kujtim Gashi e vlerëson lart paraqitjen e sportistëve në Lojërat Evropiane “Minsk 2019”

Xhudo

Kujtim Gashi e vlerëson lart paraqitjen e sportistëve në Lojërat Evropiane “Minsk 2019”

Më: 24 qershor 2019 Në ora: 09:56
Kujtim Gashi

portistët kosovar po vazhdojnë paraqitjet e tyre në Lojërat Evropiane “Minsk 2019”.

Në kryeqytetin e Bjellorusisë, i pranishëm është edhe ministri për Kulturë, Rini dhe Sport, Kujtim Gashi i cili po përcjellë nga afër të gjitha paraqitjet e sportistëve kosovar.

Ani pse në ditën e dytë, Kosova nuk arriti të sigurojë asnjë medalje pas atyre të fituara nga Majlinda Kelmendi dhe Nora Gjakova, ministri Gashi, i vlerësoi lart paraqitjet e tyre.

Gashi tha se Donjeta në sportin e boksit pati një paraqitje shumë të mirë, mirëpo fati nuk ishte me të, ai inkurajon atë që të punoj më shumë, dhe në të ardhmen të ngjitet në podium të garave evropiane.

Gashi: Donjeta është shpresa e boksit kosovar

“Në fakt edhe Donjeta edhe të gjithë sportistët të cilët janë paraqitur deri më tani e kanë treguar një përgatitje të duhur, një talent të jashtëzakonshëm, megjithatë sporti nganjëherë të befason ajo që ndodhi edhe me Donjetën tani, por duhet të jemi gjithmonë inkurajues dhe të shpresojmë se në lojërat në të ardhmen në gara të ndryshme Donjeta të tregoi edhe performancë më të mirë edhe përgatitje më të mirë dhe të njëjtën kohë ta përmbyll me ndonjë medalje apo ndonjë titull, por megjithatë ishte një paraqitje e mirë”, tha fillimisht ministri Gashi.

Ai tutje vazhdoi të flas rreth dy medaljeve të fituara nga xhudistët Nora Gjakova dhe Majlinda Kelmendit.

Gashi pohoi se Majlinda dhe Nora po tregojnë se Kosova ka talent në sport, ku vetëm duhet punë dhe përkushtim që ata të dëshmohen edhe në arenën ndërkombëtare.

Gashi: Kosova ka të ardhme të mirë në sport

“Në fakt ky organizim evropian ka treguar edhe njëherë se kosovarët kanë sportistë shumë të lartë, një elitë e sportistëve, bokseve luftarak. Dhe ajo që u pa edhe dje Me Majlindën dhe me Noren tregon edhe njëherë përkushtimin e madh edhe të trajnerit Driton Kuka por edhe të sportistëve tjerë të cilët janë paraqitur. Por pa asnjë dyshim Majlinda vazhdon të jetë sportistja e veçantë e Kosovës, ajo që e dëshmon është edhe medalja e artë në Lojërat Olimpike por edhe shumë medalje që kanë pasuar pastaj”, u shpreh Gashi.

Kujtojmë që sot gjatë ditës do të paraqiten edhe dy sportistë tanë. Në xhudo, Loriana Kuka do të garojë me fillim nga ora 10:00, në kategorinë -78 kg, ndërsa në boks Patriot Behrami me fillim nga ora 19:15 do të ndeshet në çerekfinale me italianin Mangiacapre Vincenzo./KosovaPress/

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat