Edhe një medalje për Kosovën, kësaj radhe nga Loriana Kuka

Xhudo

Edhe një medalje për Kosovën, kësaj radhe nga Loriana Kuka

Më: 24 qershor 2019 Në ora: 16:37
Loriana Kuka

Ka ardhur edhe medalja e radhës për Kosovën në Lojërat Evropiane “Minsk 2019”.

Kësaj radhe, xhudistja Loriana Kuka ka arritur ta fitojë medaljen e bronztë në këto lojëra.

Në meçin final për vendin e tretë, Kuka mposhti veterënën gjermane Luise Malsahn e cila ishte medaliste botërore në vitin 2015.

Deri në momentet e fundit Loriana Kuka ishte në disavantzh por 30 sekonda pa përfunduar lufta ajo arriti ta fitojë ndeshjen me një Ippon fenomenal.

Kujtojmë që kjo është medalja e tretë e Kosovës në këtë Lojëra Evropiane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat