Driton Kuka ka një dedikim të veçantë pas triumfit të Lorianës

Xhudo

Driton Kuka ka një dedikim të veçantë pas triumfit të Lorianës

Më: 24 qershor 2019 Në ora: 16:50
Driton Kuka ka një dedikim të veçantë pas triumfit të Lorianës

Kosova ka fituar deri më tani 3 medalje në Lojërat Evropiane “Minsk 2019”.

Të trija këto medalje janë të fituara në sportin e xhudos nga xhudistet e trajnerit Driton Kuka.

Së fundmi ishte Loriana Kuka, ajo e cila fitoi medaljen e bronztë, të tretën për Kosovën pasi para saj kishin fituar Majlinda Kelmendi të artën dhe Nora Gjakovën të argjendtën.

Menjehrë pas fitores së Loriana Kukës, Driton Kuka është shprehur tejet i lumtur me suksesin e arritur.

Ai në një postim në rrjetin social Facebook shkruan se kjo është një ndjenjë e veçantë, kjo medalje kësaj radhe për familjen tonë, si satisfaksion morail i dashurisë sonë për sportin. Për vëllaun tim Sylen njëherit trajneri im!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat