Kthehen në Kosovë ata që dridhen Rusinë dhe Bjellorusinë!

Xhudo

Kthehen në Kosovë ata që dridhen Rusinë dhe Bjellorusinë!

Nga: Kemajl Goca Më: 25 qershor 2019 Në ora: 12:28
Majlinda, Loriana e Nora

Kur flitet për xhudo, të gjitha sportet në Kosovë duhet të ngritën në këmbë. Shteti me gardën kombëtare duhet gjithnjë, pra sa herë këta trima që kthehen nga shtetet e jashtme, t’i nderojë në mënyrën më të mirë.

Image

Dritoni, Majlinda, Nora e Agroni

Tri medalje janë më shumë se medalje dhe që u fituan në një shtet që nuk do me pa me sy Republikën e Kosovës. është Bjellorusia! Krenaria jonë, kampionia olimpike Majlinda Kelmendi fitoi medaljen  artë në Lojërat Evropiane Minsk 2019, ndërsa Nora Gjakova të argjendtën në -57 kg dhe Loriana Kuka të bronztën në -78 kg! 

“Armata e Kosovës” u kthye në vendlindje, emra të mëdhenj të sportit që dridhen Bjellorusinë dhe Rusinë, sidomos Majlinda që e mposhti në finale rusen Natalia Kuziutina.

Përzgjedhësi Driton Kuka së bashku me vëllaun Agron Kuka, kryetar i Federatës së Xhudos së Kosovës, kanë bërë një punë të shkëlqyer dhe sot e tëra bota iu rrinë në këmbë. Krejt në fund, nuk ke çka të komentosh me shumë për këta heronj të sportit, rezultatet e sukseset flasin për ta!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat