Kuka: Kënaqësi që keni dalë me na pritë dhe që nuk po vraponi vetëm pas politikanëve

Xhudo

Kuka: Kënaqësi që keni dalë me na pritë dhe që nuk po vraponi vetëm pas politikanëve

Më: 25 qershor 2019 Në ora: 14:44
Driton, Loriana e Agron Kuka

Trajneri Driton Kuka është shprehur tejet i kënaqur me arritjen e ekipit të Kosovës në xhudo. Me të mbërritur në aeroportin e Prishtinës, Kuka tha se është i lumtur me tri medaljet e fituara.

Majlinda Kelmendi e fitoi të artën, Nora Gjakova të argjendtën, kurse Loriana Kuka të bronztën në Lojërat Evropiane në Minsk të Bjellorusisë.

Trajneri Kuka deklaroi se është knaqësi që me katër garues të kthehet në shtëpi me tri medalje.

“Knaqësi me ju pa kaq shumë në numër që keni dalë me na pritë dhe që nuk po vraponi vetëm pas politikanëve por edhe pas sportistëve, me 4 garues u kthyem me 3 medalje”, deklaroi Kuka.

“Që nuk kanë dalë me na prit se kemi pa shumë të madhe, me rëndësi është që ne po i tregojmë popullit që sporti ka vlera”, tha Kuka.

Ai tha që për të emocion i veçantë ka qenë medalaj e parë për mbesën e tij, Loriana Kukën.

“Për mua emocion i veçantë ka qenë medalja e parë për mbesën time. Është vajza e vllaut dhe vëllai im ka qenë trajneri im, kështu që ia kam dëshmuar atij se jam më i mirë se ai si trajner”, tha me shaka Kuka.

“Akili ka pasur një ditë jo të mirë, por ndoshta do të ishte bërë shumë, 4 garues 4 medalje në një Kampionat Evropian”, tha Kuka.

“Shpresoj që kjo është një pikënisje e fuqishme për cakun tonë kryesor që janë Lojërat Olimpike 2020”, përfundoi Kuka.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat