Kuka për fitoren e Lorianës: Kam pasë ëndërr që dikush i familjes Kuka ta fitojë një medalje elitare

Xhudo

Kuka për fitoren e Lorianës: Kam pasë ëndërr që dikush i familjes Kuka ta fitojë një medalje elitare

Më: 26 qershor 2019 Në ora: 22:05
Driton Kuka

Driton Kuka, trajneri kosovar i xhudos, ka komentuar fitoren e mbesës së tij Loriana Kukës, e cila fitoi medaljen e bronzet.

Kuka tha se kësaj fitoreje i është gëzuar më shumë se sa medaljes së artë të Majlinda Kelmendit.

“Po është e vërtetë diçka që Loriana më ka gëzu ma shumë se medalja e artë e Majlindës. Loriana është çika e vëllait dhe është kthyer para dy viteve në Kosovë nga Zvicra”, ka thënë Kuka.

Ai ka treguar dëshirën e tij që dikush nga familja Kuka të fitojë medalje.

“Vëllai im i madh ka qenë trajneri im, vëllai tjetër është kryetar i Federatës së Xhudos. Kom pasë ëndërr që dikush i familjes Kuka ta fitoj një medalje elitare dhe kjo ka ardhë shumë shpejt”, u shpreh Kuka.

Gjithashtu ai ka treguar momentin e fitores së saj duke thënë se për 22 sekonda Loriana ka arrit të fitoj dhe se kjo fitoreje i shkaktoi lot gëzimi dhe emocion të fuqishëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat