Kosova e pesta për xhudo në Evropë, Driton Kuka ndihet krenar për këtë arritje

Xhudo

Kosova e pesta për xhudo në Evropë, Driton Kuka ndihet krenar për këtë arritje

Më: 29 qershor 2019 Në ora: 20:58
Driton Kuka

Përfaqësuesja e Kosovës në Xhudo ka shkëlqyer në Lojërat e dyta Evropiane të mbajtura në Minsk të Bjellorusisë.

Majlinda Kelmendi, Nora Gjakova dhe Loriana Kuka, i siguruan vendit tonë tri medalje, të artë, të argjendtë dhe të bronztë.

Ky sukses i tri xhudistëve tona ka bërë që Kosova të renditet në vendin e pestë në Lojërat Evropiane.

Natyrisht se suksesi i arritur në Minsk dhe ranglitsa e re e ka gëzuar jashtë mase trajnerin e xhudos, Driton Kuka.

Ai ka bërë të ditur se Kosova është renditur e pesta në listën e Lojërave Evropiane, ndërsa në garat e xhudos kanë marrë pjesë gjithsej 50 shtete.

“Kosova në Top 5… 50 Shtete Evropiane morën pjesë ne Lojërat Evropiane që në xhudo ishte njëherit edhe Kampionat Evropian! Me Disin e pak ma shumë drejtësi në luftën finale të Norës, ku do ishte Kosova”, ka shkruar Kuka në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat