Flaka e artë në Sarajevë

Xhudo

Flaka e artë në Sarajevë

Nga: K. Goca Më: 6 korrik 2019 Në ora: 19:06
Flaka e artë në Sarajevë

Edhe një sukses i madh i xhudos së Kosovës në rrafshin ndërkombëtar. Reprezentuesja e talentuar e Kosovës, Flaka Loxha (-57 kg) shkëlqeu në kryeqytetin boshnjak, Sarajeva, duke fituar medaljen e artë.   Në finale, Flaka e mposhti holandezen Shannon Van de Meeberg dhe në këtë formë ngriti flamurin e Kosovës në piedestal.

“Medalja e artë për Flakën kategoria 57kg! IJF World Cirkuit! 

EJU European Cup Juniors Sarajeva 2019.

Flaka në finale mposhti holandezen Van de Meeberg. Performansë e mirë dhe premtuese për Evropian dhe Botëror U21!

Arbër Kullashi kategoria 81 kg shënoj një fitore dhe pësoj një humbje dhe mbeti pa plasman!
Nesër do garojnë edhe tre xhudistë te ekipit tonë”, konfirmon Driton Kuka, përzgjedhës i kombëtares së Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat