(E plotësuar) - Edhe kjo i ndodhi Majlinda Kelmendit me spanjollen Ana Perez Box. Majlinda Kelmendi (-52 kg) mbetet pa medalje, e cila humb luftën për vend të tretë me ippon nga spanjollja. Majlinda, nuk ishte në ditën e saj, kështu është sporti dhe nuk e do e nuk e do. Kjo humbje është sportive, humbje e rrallë, por nuk duhet zhgënjyer trimëresha jonë.
Nora Gjakova (-57 kg) është në finalen e madhe, pasi që e mposhti Miryam Roper nga Panama.
Majlinda Kelmendi luftoi si luanesh për minuta por e pafat, pësoi me ippon nga japonezja Chishima Maeda
Majlinda Kelmendi (-52 kg) do të takohet me japonezen Chishima Maeda. Majlinda është favorite e madhe dhe për të fituar medaljen e artë në Grand Prix që po mbahet në Budapest të Hungarisë.
Nora Gjakova (-57 kg), në gjysmfinale ndeshet me Miryam Roper nga Panamaja, ndërsa në çerekfinale e mundi Ivelina ILieva nga Bullgaria.
Në rrethin e dytë Nora e deklasoi parë rusen Diana Dzhigaros, pastaj Zouleiha Abzett Dabonne nga Bregu i Fildishtë. Ndërkaq, Distria Krasniqi (-48 kg) ballafaqohet me Julia Figueiroa. Distria kërkon finalen e madhe.
Kosova drejt medaljeve të reja.