Finalja e madhe mes Norës dhe brazilianes, ky është rezultati

Xhudo

Finalja e madhe mes Norës dhe brazilianes, ky është rezultati

Nga: Kemajl Goca Më: 12 korrik 2019 Në ora: 19:27
Finalja e madhe mes Norës dhe brazilianes, ky është rezultati

Xhudistja e kombëtares së Kosovës, Nora Gjakova, fiton medaljen e argjendtë në Grand Prix, që po mbahet në Budapest të Hungarisë.

Ajo në finale luftoi me mish e më shpirt në përballje me brazilianen Rafaela Silva, por një pakujdesi i kushtoi 53 sekonda pa përfunduar koha e rregullt dhe humbi me ippon.

Megjithatë, ky është një sukses i madh për Norën, e cila i sjellë Kosovës të argjendtën e radhës pas Distria Krasniqit n kategorinë -48 kg.   

Nora Gjakova (-57 kg) është kualifikuar pa luftë në rrethin e dytë, ku pastaj e ka mundur rusen Diana Dzhigaros, ndërsa në çerekfinale ishte më e mirë se Ivelina Ilieva nga Bullgaria dhe në gjysmëfinale e mposhti Miryam Roper nga Panamaja. Në finale pësoi humbje nga Rafaela Silva.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat